Kosovë/ EULEX-i kontrollon imtësisht bagazhet e kryeministrit Thaçi në aeroport
Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe katër ministrave të kabinetit të tij u janë kontrolluar në detaje bagazhet me skaner nga doganierët e misionit EULEX në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP).
Thaçi bashkë me ministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Lutfi Zharkun dhe Blerand Stavilecin kanë përjetuar një kontroll të detajuar teksa po kalonin përmes zonës VIP të aeroportit për të udhëtuar për në Turqi, njofton edicioni online i gazetës Zëri.
Përveç se janë kontrolluar, kreu i ekzekutivit dhe ministrat janë detyruar të ecin në këmbë për disa metra, pasi makinat e tyre nuk janë lejuar të hyjnë deri në pikën më të afërt, siç e praktikojnë zakonisht.
Makinat e tyre janë parë të kthehen prapa tek shenja "Gate 1" në aeroport, ndërsa zyrtarët qeveritarë kanë ecur në këmbë. Porta VIP, përmes së cilës kalojnë zyrtarët më të lartë të institucioneve të vendit me automjete, është bllokuar nga një makinë e doganierëve të EULEX-it, ndërsa afër saj janë parë disa doganierë të këtij misioni.
Zyrtarë nga EULEX-i nuk kanë dhënë shumë detaje lidhur me këtë kontroll doganor jo fort të zakonshëm, megjithatë, kanë sqaruar se bëhet fjalë për një procedurë të ligjshme.