Erdogan-Thaçit: Angazhim për njohje të reja
Kryeministri turk, Taip Erdogan ka garantuar homologun kosovar Hashim Thaçi, se Ankaraja zyrtare është e angazhuar në lobimin për njohje të metejshme të pavarësisë së Kosovës.
Gjithashtu, Erdogan është shprehur në favor të integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike, si dhe në ato të BE-së.
Nga ana e tij, Thaçi ka falenderuar homologun turk për mbështetjen dhe është shprehur se Kosova do të bashkëpunojë me Turqinë në shumë fusha.
Turqia ka qenë një ndër vendet e para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.