Kosove Ekspozite mbi shqiptaret dhe hebrenjte ne Luften e Dyte Boterore
Ne Galerine e Arteve te Kosoves prej disa ditesh eshte hapur ekspozita me fotografi e titulluar Besa Shqiptaret qe shpetuan hebrenjte gjate Luftes se Dyte Boterore qe permbledh fotografi te autorit amerikan Norman Gershman. Ne ekspozite perfshihen fotografi te shqiptareve te Shqiperise dhe Kosoves te cilet i kane strehuar mbrojtur dhe ndihmuar hebrenjte gjate Luftes se Dyte Boterore me gjithe rreziqet qe u nenshtroheshin. Ekspozita eshte mbeshtetur nga ambasada amerikane ne Prishtine. Zevendes ambasadori Michael Murphy e vleresoi larte punen katervjecare te autorit Gershman i cili mblodhi fotografi qe flasin per dhembshurine guximin heroizmin vendosmerine si dhe per miresine dhe dashurine per njerezimin. Ai tha se fotografi Gershman ka shkuar dere me dere per te bere keto fotografi dhe rrefimet prekese te tyre.
Ai eshte takuar me anetaret e familjeve qe jane deshmitare te ketyre veprave te Beses. Ata qe e mbajne mend nderimin e tradites suaj te bukur te mbrojtjes dhe perkujdesjes ndaj mysafireve sikur te ishin femije te asaj familjeje thote zoti Murphy
Ne shkurt te vitit 2008 Izraeli e dekoroi me titullin fisnik mes kombeve familjen Rezniqi nga Kosova nje dekorate qe u jepet atyre qe kane ndihmuar dhe strehuar hebrenjte. Pinjolli i kesaj familjeje Leke Rezniqi sekretar i Shoqates se Miqesise Kosove-Izrael thote ne nje bisede per Zerin e Amerikes se ekspozita mbi besen e atyre qe shpetuan pjesetaret e nje populli ne kohera te veshtira deshmon nje veper madhore njerezore te treguar nga kombi shqiptar.
Natyrisht ndihem shume i nderuar per vepren e familjes time edhe nje gje me e madhe ndihem shume i nderuar qe jam pjesetar i ketij kombi qe ka bere nje veper te jashtezakonshme e qe eshte kombi i vetem ne bote qe ne forme te organizuar e ka bere shpetimin dhe strehimin e Hebrenjve gjate Holokaustit thote ai.
Zoti Rezniqi kujton rrefimet e te pareve per kohen e luftes se dyte boterore.
Shtepia jone ne Decan ka qene si shtepi e sigurt e quajtur nga Hebrenjte aty kane ardhur Hebrenjte nga shume vise te tjera te Ballkanit duke perfshire Maqedonine Bullgarine Greqine madje edhe Serbine. Ka edhe Hebrenj qe kane qene te dedikuar per te shkuar ne Auschwitz por disi ja kane dal qe te dalin nga ata trena famekeq dhe kane arritur ne Decan sepse kane degjuar se eshte nje shtepi e sigurt. Nga Decani pastaj eshte siguruar transporti i tyre per ne Shqiperi tha zoti Rezniqi.
Nderkaq Fahredin Spahija drejtor i Galerise se Arteve te Kosoves thote se ekspozita ka dy dimensione ate dokumentare dhe ate artistike.
Ne kemi perpara fotografi te realizuara ne nivelin shume profesional nga fotografi i njohur Norman Gershman fotografi me nivel te larte artistik. Per vete jam rregulluar me shumicen e portreteve qe i kam pa ne kete ekspozite dhe natyrisht si nikoqir i kesaj ekspozite ndihem shume i lumtur qe kemi pasur rastin qe publikut tone tia paraqesim nje ekspozite te nivelit te larte thote zoti Spahija.
Besa nje nga karakteristikat etnopsikologjike te shqiptareve eshte zgjedhur per tu vene ne titullin e kesaj ekspozite qe eshte pjese e punes per te shpalosur te verteten per veprimet e shqiptareve kundruall hebrenjve gjate luftes se dyte boterore nje periudhe kjo qe kishte mbetur per nje kohe te prapa perdeve komuniste te Shqiperise dhe ish Jugosllavise.