E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici qe vrau 15 vjecarin grek denohet me burgim te perjetshem

Nje gjykate greke ka denuar nje polic me burgim te perjetshem per vrasjen ne vitin 2008 te nje djali 15-vjecar qe nxiti protesta mbarekombetare.

Gjykata vendosi sot se oficeri Epaminondas Korkoneas e qelloi me dashje adoleshentin Aleksandros Grigoropulos ndersa patrullonte ne nje lagje te Athines te njohur per baret dhe kafenete. Ajo denoi edhe oficerin tjeter te patrulles Vasilios Saraliotis per bashkepunim ne incidentin e dhjetorit 2008. Zoti Korkoneas ka ngulur kembe se vrasja ishte aksident e shkaktuar nga nje plumb rikosheto qe kishte gjuajtur gjate nje grindjeje me nje grup te rinjsh.

Vrasja nxiti protesta te dhunshme ne te gjithe Greqine nga te rinjte e Athines dhe qyteteve te tjera. Autoritetet e mbajten gjyqin e dy oficereve rreth 120 milje ne veriperendim te Athines per arsye sigurie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›