E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, FER: Të përsëriten zgjedhjet

Partia Fryma e Re, në Kosovë, ka kërkuar mbajtjen e një procesi të ri zgjedhor, me një kod të ri elektoral dhe me praninë e vëzhguesve vendas e ndërkombëtarë.

“Kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza e krijuar për shkak të manipulimit të votës më 12 dhjetor. Cfarëdo opsioni që i legjitimon këto zgjedhje është i dëmshëm për Kosovën dhe do të ketë pasoja të mëdha në të ardhmen”, thuhet në një komunikatë të FER.

Subjekti në fjalë ka kërkuar gjithashtu ndjekje penale për personat që kanë abuzuar me votën, apo kanë favorizuar falsifikimin e saj.

“Vjedhja e votës, falsifikimi i dokumenteve zyrtare dhe blerja e votës janë vepra të rënda penale, të dënueshme me burg dhe të gjithë ata që janë përfshirë në vepra të tilla duhet të ballafaqohen me ligjin”, shton më tej FER.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›