E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim në Athinë, dëmtohen dy gjykata

Një bombë ka shpërthyer përpara një gjykate në athinë, pas një telefonate që bëri të mundur edhe evakuimin e zonës. Sipas mediave ngjarja ka ndodhur në orët e para të mengjesit të së enjtes dhe nga shpërthimi raportohet se ndërtesa ka pësuar dëme te konsiderueshme.

Sipas të dhënave të policisë greke, telefonata paralajmëruese ishte bërë në një gazetë në Athinë si edhe në njërin prej televizioneve vendase. Policia reagoi duke evakuuar menjëherë punonjësit. Deri tani nuk dihet asgjë për sfondin e sulmit. Mediat saktësojnë se bomba shpërtheu përpara gjykatës së shkallës së parë në kryeqytetin grek.

Fatmirësiht nuk ka të dhëna për të plagosur. Pamjet e transmetuara nga vendi i ngjares nga televizionet greke, tregonin për shtëllungat e tymit dhe xhama të thyer. Sipas të dhnëave të para të policisë, bomba ishte vendosur në një motocikletë.

Shpërthimi pason nëj tjetër shpërthim që u regjistrua ditë më parë, kur një bombë me potencial të mesëm, shpërtheu përpara selisë së një banke në Athinë, duke shkaktuar thyerjen e xhamave dhe demë të tjera, por fatmirësisht pa viktima dhe të lënduar. Këto lloj bombash përdoren nga anarkistët. Gjithashtu u dëmtua edhe një motor që ndodhej i parkuar aty pranë 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›