Kosove Faith viziton KQZ-ne

Gjate nje vizite ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve Faith theksoi se rezultati i zgjedhjeve duhet te jete tregues i mire ne menyre qe te permiresohet imazhi i Kosoves ne bashkesine nderkombetare.
Ai kerkoi te respektohen ligjet dhe pas perfundimit te procesit zgjedhor partite politike te pranojne zgjedhjet te cilat do te certifikohen nga KQZ-ja.
I kam tre mesazhe. E para eshte qe keto zgjedhje duhet te jene ne perputhje me standardet nderkombetare. Kjo eshte e rendesishme per reputacionin nderkombetar te Kosoves. Eumlshte nje sfide per shkak te kohes se shkurter vecanerisht nese zgjedhjet mbahen ne dhjetor por qellimi i vizites eshte qe ti shpreh perkrahje KQZ-se dhe institucioneve. Mesazhi i dyte eshte se ne si BE do ti monitorojme dhe asistojme bashke me miqte tane amerikane KFOR-in dhe EULEX-in qe te sigurojme ambient te sigurt ne keto zgjedhje dhe te kemi nje numer sa me te madh te pjesemarresve. Presim nje rezultat te mire prej te gjithe pjesemarresve perfshire edhe serbet dhe ne fund keto zgjedhje duhet te jene te standardeve me te larta nderkombetare . I bej thirrje te gjithe lidereve politike qe ti binden dhe te respektojne ligjin ti binden ligjit dhe te sigurojne qe zgjedhjet te mbahen ne nje ambient te lire. Duam qe rezultati i ketyre zgjedhjeve te forcoje reputacionin e Kosoves ne nivel nderkombetar u shpreh perfaqesuesi special i Bashkimit Europian ne Kosove Peter Faith.
Nderkohe ne fjalen e saj para mediave kryetarja e KQZ-se Valdete Daka u shpreh se institucioni qe ajo drejton eshte gati per organizimin dhe mbarevajtjen e procesit zgjedhor sipas Kushtetutes dhe ligjit mbi zgjedhjet.