E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Kuvendi kalon ligjin e punes

Deputetet e Kuvendit te Kosoves me 101 vota pro i kane dhene driten jeshile ligjit te punes i cili pritet te hyje ne fuqi prej 1 janarit te vitit te ardhshem.

Ligji parasheh qe pushimi i lehonise sic njihet leja e lindjes te jete nje vit gjashte plus gjashte. Gjashte muajt e pare te pushimit te lehonise do ti paguaje punedhenesi respektivisht 70 te pages. Ndersa 6 muajt e tjere 50 te pages mesatare ne Kosovee do ti paguaje Qeveria e Kosoves.

Ligji gjithashtu pritet ti rregulloje edhe te drejtat e punonjesve ne Kosove. Me ligjin e punes parashihet qe pushimi javor per cdo punonjes te jete dy dite brenda javes duke perfshire te gjitha institucionet dhe kompanite qofte private apo publike.

Po keshtu parashihet sigurimi shendetesor i punonjesve dhe pergjegjesite e rrepta te punedhenesve ndaj punemarresve.

Ky ligj mbase eshte vleresuar i domosdoshem qe gjate diteve te ardhshme te mos ndodhin protestat e paralajmeruara sindikale ose bojkotimi i zgjedhjeve te jashtezakonshme.

Mungesa e miratimit te ketij ligjit te punes ne dhjete vitet e fundit ne Kosove jo rralle here ka shkaktuar protesta te shumta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›