E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Feith: Qeveria të ketë ndryshime

Shefi i ICO-së, Pieter Feith ia ka dhënë një porosi të qartë kreut të PDK-së, Hashim Thaçi. Ai ka kërkuar nga mandatari i ardhshëm i qeverisë ndryshime në kabinetin e tij.

"I kërkoj atij që të gjejë njerëzit më të mirë. Ka shumë njerëz që mund ta bëjnë punën mirë dhe ne e dimë se çfarë rëndësie ka kjo- tha Feith, ndërsa shtoi se sanksioni i fundit është humbja e kredibilitetit dhe e reputacionit në Bruksel dhe Uashington. Mendoj se kjo duhet të merret seriozisht", vuri theksin Feith gjatë një interviste dhënë për “Koha Ditore”.

Deklarata e Feith pason komentet e shefes së vëzhguesve të Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek e cila duke shprehur pakënaqësinë për zgjedhjet e fundit në Kosovë, kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve të reja në vitin 2011. Zyra Civile Ndërkombëtare ose ICO nuk komentoi për këtë deklaratë, por sugjeroi që të merren seriozisht qëndrimet e Parlamentit Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›