E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Gazetarët pa kufij apel autoriteteve për mbrojtjen e medias

Prishtinë, 14 gusht NOA-Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së shtypit, Gazetarë pa Kufij, shprehu sot shqetësimin për sulmet që i janë bërë gjatë kësaj jave faqes së internetit të gazetës së përditshme në Kosovë, Express.

Gjatë kësaj jave, hakerë që veten e quajtën mbrojtës të Islamit e bllokuan për disa orë faqen e internetit të kësaj gazete.

Ata lanë një mesazh në faqen e internetit ku thuhej Ky është vetëm një mesazh për këtë gazetë antiislame, që nuk di të ndalur, duke u tallur me fenë e bukur Islame.

Feja Islame meriton respekt.

Ndonëse, në mesazh nuk saktësohet arsyeja e një veprimi të tillë. drejtuesit e gazetës besojnë se kjo mund të jetë rrjedhojë e mbulimit të hollësishëm të rastit të Hysen Sherifit, një 24-vjeçar me origjinë nga Kosova i cili u arrestua ditë më parë në Karolinën e Veriut, me dyshimin se ishte përfshirë në veprimtari terroriste.

Organizata "Gazetarë pa kufij", tërheq vemendjen në faktin se ata që sulmuan faqen e internetit duket se nuk i takojnë ndonjë grupi të caktuar por dënon "sulmet që shkelin parimet e shprehjes së lirë dhe që mund të ngjallin tensione".

Në një komunikatë të kësaj organizate thuhet se autocensura dhe përpjekjet për të ndikuar në politikat editoriale janë pothuajse të rëndomta në Kosovë. Ajo u bën thirrje autoriteteve të marrin masa për garantimin e lirisë së mediave.

m.i/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›