E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, një grua armene torturohet nga burri i saj serb, ndërhyn KFOR

Prishtinë, 14 gusht NOA-Një gruaje nga Armenia, me banim në fshatin Sushiq të komunës së Shtërpcës, i është dashur të kërkojë ndihmën e KFOR-it ukrainas për të shpëtuar nga dhuna që mbi të ka ushtruar burri i saj, serb kosovar.

 
Të enjten rreth orës 16, shtetasja armene, 39-vjeçarja L.K. ka kërkuar ndihmë nga një patrullë e KFR-it ukrainas që siguron zonën e komunës së Shtërpcës, duke raportuar tek ata se burri i saj 39-vjeçar nga fshati Sushiq, ka ushtruar dhunë mbi të, duke i shkaktuar edhe plagë në trup.

Ajo për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj ka pasur edhe dëshmitë e mjekut. 
Me rastin pastaj është njoftuar edhe stacioni i policisë në Shtërpcë.

Sipas hetimeve preliminare të hetuesve nga stacioni i policisë në Shtërpcë, dyshohet se i akuzuari për dhunë në familje, për shumë vite ka keqtrajtuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Serbi është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë, ku edhe është intervistuar.
Policia për këtë rast ka njoftuar edhe prokurorinë komunale në Ferizaj, e cila ka vendosur që atë ta dërgojë në paraburgim. 
Rastin e konfirmon edhe zëdhënësi regjional i policisë në Ferizaj, rreshter Behxhet Krasniqi.

Çifti ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. 

m.i/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›