Kosovë, KMDLNj mbështet Ligjin për Vlerat e Luftës, kërkon Ligj për ish të Burgosurit Politikë
Prishtinë, 10 gusht, NOA - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë ka përkrahur sot miratimin nga qeveria e Kosovës, të Ligjit për Vlerat e Luftës, me të cilin rregullohet me ligj statusi i ish luftëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës, familjeve të dëshmorëve dhe personaliteteve, që kanë dhënë kontribut të veçantë gjatë luftës së fundit por edhe gjatë periudhës së rezistencës dhe luftës për liri, që nga viti 1945.
Në një komunikatë për mediat KMDLNJ, deklaroi se Miratimi i këtij ligji është përmbushje e obligimit moral dhe ligjor të Qeverisë së Kosovës ndaj të gjithë atyre, që me sakrificën dhe angazhimin e tyre kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Sipas KMDLNJ, Ligji për Vlerat e Luftës, është një përkrahje e madhe për ata që kanë luftuar, e kanë ndihmuar luftën, pjesa dërrmuese e të cilëve para miratimit të këtij ligji ishte shndërruar në një kategori sociale që jetonte në kushte të mjerueshme.
Por, KMDLNJ, nënvizoi se një tjetër kategori, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka mbetur pa përkujdesje të shtetit, dhe ata janë ish të burgosurit politikë, numri i të cilëve është i madh.
Pa zgjidhjen e statusit të ish të burgosurve politikë nuk mund të llogaritet se Qeveria e Republikës së Kosovës ka përmbushur detyrimin ndaj kësaj kategorie, që ka dhënë shumë kontribut për Kosovën duke bërë shumë sakrifica.
Në këtë kontekst KMDLNJ i ka kërkuar sot Kuvendit të Kosovës, të hartojë një ligj për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
KMDLNj, theksoi ndër të tjera se kërkon vlerësimin e punës dhe status të veçantë të organizatave, që kanë luajtur rol në planin e informimit, të shpërndarjes së ndihmave etj, madje edhe familjet e ushtarëve të vrarë në ish APJ duhet të gëzojnë status të veçantë dhe përkujdesje institucionale.
mit/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/28445-kosove-kmdlnj-mbeshtet-ligjin-per-vlerat-e-luftes-kerkon-ligj-per-ish-te-burgosurit-politike","title":"Kosovë, KMDLNj mbështet Ligjin për Vlerat e Luftës, kërkon Ligj për ish të Burgosurit Politikë","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")