E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dekoron luftëtarë dhe udhëheqës ushtarakë

Prishtinë, 10 Gusht 2010 NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës, dekoroi sot me Urdhrin Hero i Kosovës luftëtarin dhe udhëheqësin e shquar ushtarak të Kosovës, Bekim Berisha Abeja.

Në arsyetimin e dekorimit të Bekim Berishës Abesë thuhet: Kontributi i Bekim Berishës-Abesë në luftën për lirinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm. Bekim Berisha ishte ndër luftëtarët dhe strategët kryesorë në periudhën e kthesave të mëdha dhe luftës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Trimëria, guximi, profesionalizmi i tij ushtarak, ishin faktorë mobilizues, frymëzues dhe nxitës për bashkëluftëtarët dhe popullin e Kosovës për të mos u nënshtruar dhe për të qëndruar në rrugën e çlirimit të plotë.

Bekim Berisha-Abeja është shembull më i mirë i përkushtimit liridashës dhe i dëshmimit se si i dilet zot thirrjes së atdheut në luftën për liri.

Shpirti luftarak dhe profesionalizmi i tij u dëshmuan kudo ku ai u gjet përkrah popujve të rrezikuar, siç ishte rasti me popullin kroat dhe atë boshnjak. Ai mbeti i respektuar kudo ku luftoi dhe punoi për të mirën e popujve dhe lirinë ë tyre.

Bekim Berisha-Abeja duke rënë në fushëbetejë me bashkëluftëtarët Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, u bë shenjë e trimërisë dhe e dashurisë për atdheun që do të kujtohet dhe respektohet përherë me pietet të lartë.

Vepra dhe personaliteti i Bekim Berishës Abesë, do të jetë frymëzim atdhedashurie për të gjithë brezat që do të vijnë.
***

Po sot, Presidenti Sejdiu, për kontribut të veçantë dhënë në luftën për lirinë e Kosovës, dekoroi me Medaljen e Artë të Lirisë, dëshmorët Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula.
Kontributi i luftëtarëve Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula në luftën për lirinë e Kosovës është i veçantë. Rënia e tyre në fushëbetejë ishte shembull i sakrificës dhe i përkushtimit të lartë e i dëshmimit se liria e vendit është mbi të gjitha.
Ata së bashku me komandantin Bekim Berisha-Abeja luftuan dhe vdiqën në moshë të re, duke u bërë kështu shembull i trimërisë dhe i dashurisë për atdheun.
Vepra dhe personaliteti i Bedri Shalës, Elton Zherkës dhe Përmet Vulës do të mbeten frymëzim atdhedashurie për të gjithë brezat që do të vijnë, thuhet në arsyetimin e dekorimit të tyre.
Për kontribut të veçantë dhënë në luftën për lirinë e Kosovës, Presidenti Sejdiu dekoroi me Medaljen e Artë Luftëtari i Lirisë - Adem Jashari dëshmorin Muhamet (Sefer) Haxhaj.
Kontributi i luftëtarit Muhamet (Sefer) Haxhaj- i njohur si komandant Naimi, në luftën për lirinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm. Lufta dhe rënia e tij në fushëbetejë, në Dollc të Klinës, duke mbrojtur pozicionet luftarake, ishte shembull i trimërisë dhe i përkushtimit të lartë për lirinë e atdheut.
Muhamet (Sefer) Haxhaj luftoi dhe vdiq fare i ri, për të mbetur prore shembull i luftëtarit të paepur që i del zot vendit dhe popullit në kohët më të vështira.
Vepra dhe personaliteti i Muhamet (Sefer) Haxhaj do të mbeten frymëzim atdhedashurie për të gjithë brezat që do të vijnë, thuhet në arsyetimin e dekorimit.
Në një ceremoni organizuar në kabinetin e Presidentit Sejdiu me këtë rast, në emër të familjarëve të pranishëm të të dekoruarve, falënderoi Gëzim Zherka, i cili çmoi kujdesin e Presidentit për veprën dhe luftën e dëshmorëve të lirisë.

a.b/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/28468-presidenti-dekoron-luftetare-dhe-udheheqes-ushtarake","title":"Presidenti dekoron luftëtarë dhe udhëheqës ushtarakë","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›