E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove KQZ e gatshme per zhvillimin e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte teknikisht i gatshem per organizimin e zgjedhjeve parlamentare te parakohshme nese arrihet nje konsensus nga forcat politike ne Kosove per zhvillimin e tyre.
Ushtruesi i detyres se presidentit te Republikes se Kosoves Jakup Krasniqi u takua sot me kryetaren e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Valdete Daka si dhe me kryeshefin e Sekretariatit te KQZ-se Xhemajl Pecani.

Gjate takimit kryetarja e KQZ-se theksoi se ky institucion eshte teknikisht i gatshem per organizimin e zgjedhjeve nese do te kerkohet.

Per te siguruar nje proces te lire dhe transparent duhet te plotesohen disa kushte qe kane te bejne me sigurimin e buxhetit ne kohen e duhur perkrahje per ceshtjet qe kane te bejne me listat e votuesve informimin publik ceshtjen e votimit jashte vendit dhe perkrahjen e faktorit nderkombetar deklaroi ne takim znj. Daka.

Nderkaq ne lidhje me procesin zgjedhor ne Komunen e Rahovecit ajo theksoi se KQZ eshte e gatshme per ti organizuar ato brenda 45 ditesh nese do te kerkohej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›