E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne superstraden Lezhe - Shkoder


Nje 73 vjecar nga fshati Gjader i Lezhes ka humbur jeten si pasoje e nje aksidenti te ndodhur sot rreth ores 15.00 ne superstraden Lezhe - Shkoder ne vendin e quajtur kryqezimi i Gjadrit. Ndue Suti 73 vjec ka qene duke kaluar nga njeri kah i rruges ne tjetrin kur eshte perplasur per vdekje nga nje automjet tip Alfa Romeo i cili drejtohej nga 24 vjecari Arber Lleshi nga fshati Mnele i Shkodres. Policia e cila ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes ben te ditur se shkak i aksidentit eshte bere nderprerja e menjehershme e rruges nga ana e 73 vjecarit si dhe shpejtesia e madhe me te cilen levizte automjeti. Ky eshte aksidenti i dyte me pasoje vdekjen ne harkun kohor te 48 oreve ne rruget e Lezhes cka sjell ne vemendjen e policise rrugure masa me te rrepta ndaj shkelesve te rregullave te qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›