E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Krasniqi pret ambasadorin e ri te Hungarise

Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi priti sot ambasadorin e ri te Hungarise ne Prishtine Lorant Balla.

Krasniqi i cilesoi shume te mira marredheniet mes dy vendeve dhe theksoi gatishmerine e institucioneve te Kosoves per vazhdimin e bashkepunimit ne te gjitha fushat.

Krasniqi tha se synim i perhershem i Kosoves jane integrimet euroatlantike dhe shfaqi shpresen se Hungaria do ta kete prioritet Kosoven gjate udheheqjes me Presidencen e BE-se nga janari 2011.

Ambasadori i Hungarise tha se gjate kryesimit te BE-se Budapesti do te vazhdoje te perkrahe Kosoven ne proceset e integrimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›