Kosovë, LDK me kandidat për President

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se LDK-ja do të dalë me kandidat të vetin për president të Kosovës.
Në një intervistë për mediat kosovare, Mustafa pranon se ka probleme me reformat në parti pasi brenda LDK-së ka disa njerëz të cilët sipas tij nuk janë mësuar me ndryshimet.
Ndërsa i pyetur për planet rregulluese të komunës së Prishtinës të vitit 2007, Mustafa theksoi se kanë dalë një sërë problemesh me pronarët e tokave, për shkak të planifikimit jo të mirë dhe premton se ato do të ndryshohen.