E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, LDK-se i shtohen edhe 7 anetare

Grupi parlamentar i LDK-se ka rritur numrin e deputeteve te tij nga 26 ne 33, duke iu afruar ndjeshem PDK-se, e cila kryeson me tre deputete me shume.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave grupit te LDK-se i eshte shtuar grupi parlamentar per integrim, i formuar diten e djeshme ne Kuvendin e Kosoves. Nenkryetari i LDK-se, Lutfi Haziri ka deklaruar se me kete koalicion te ri kjo parti po fuqizohet dhe se shpejti do te shtrije pushtetin e saj ne institucione. “Partia jone po fuqizohet shume dhe kjo fuqi e re do te reflektohet edhe ne institucione, ku do te kete mundesi te reja edhe per partneret minoritare, sipas parimit te planit gjitheperfshires”, ka pohuar Haziri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›