E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, nderron jete nenkryetari i LDK-se

Ka nderruar jete sot, pas nje semundjeje te gjate, nenkryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Fadil Ferati.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave Ferati, i zgjedhur ne zgjedhjet lokale kryetar i komunes se Istogut, vdiq ne nje spital ne Gjermani. Gjithe stafi i LDK-se i ka derguar ngushellimet e tij familjes se te ndjerit. Kryetari i LDK-se, presidenti Fatmir Sejdiu, ne mesazhin derguar familjes Ferati ka vleresuar me nota te larta punen e bere nga nenkryetari. “Ai ka dhene nje kontribut te vecante ne ndertimin dhe forcimin e institucioneve te Republikes se Kosoves”, eshte shprehur Sejdiu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›