E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Limaj kërkon shpjegime nga EULEX-i për bastisjet

Ka kaluar një vit nga bastisjet e bujshme të EULEX-it në zyrat e Ministrisë së Transportit të Kosovës që atë kohë udhëhiqej nga Fatmir Limaj.

Edhe pas kalimit të kësaj kohe, asgjë konkretisht nuk ka ndodhur. Fatmir Limaj, i cili vetën e konsideron viktimë në këtë rast kërkon shpjegime nga EULEX-i, pse ky spektakël siç ai e quan, nuk solli diçka konkrete.

“S`ka më të tjera fakte, s`ka mundësi të ketë fakte pasi po të kishte fakte do të ishin kryer, por thjesht kjo është për kalkulime të imazhit politik. Tani unë e shoh vetën viktimë. Absolutisht viktimë të tyre”, ka thënë Limaj për mediat kosovare.

Ai thotë se është i bindur qe EULEX, nuk ka asnjë fakt, prandaj sipas tij nuk ka edhe çfarë të thotë. Limaj mes të tjerash deklaroi se nuk është marrë kurrë në pyetje për këtë çështje, për keqpërdorimin e tij të dyshuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›