Kosovë, Limaj më 20 maj në prokurori

Ish-ministri i Transportit, tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, është thirrur në Prokurorinë Speciale të Kosovës më 20 maj .
Limaj i cili është duke u hetuar nga EULEX-i edhe për korrupsion, kësaj radhe është thirrur të japë deklaratën e tij në cilësinë e të dyshuarit për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës bëjnë me dije mediat kosovare.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i zyrës për informim të këtij misioni, Nicholas Houton.