Gjirokastër, makina përplas për vdekje një person

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër.
Një makinë me targa GJ 9958 A e drejtuar nga 30-vjeçari Viktor Halilaj ka përplasur për vdekje shtetasin Hito Bezgo ndërsa ka plagosur Hazbi Avduli, punonjës pastrimi.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit.