E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Limaj shpallet i pafajshem

Ish-ministri i Transporteve dhe një prej figurave më të rëndësishme politike të Kosovës, Fatmir Limaj, u shpall i pafajshëm për akuzat e krimeve të luftës për të cilat po ndiqej prej muajsh.

Së bashku me Limajn, u lanë të lirë edhe të pandehurit e tjerë, Arben, Naser e Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj dhe Refki Mazreku. Ata dyshoheshin se kishin kryer krime lufte në fshatin me emrin "Kleçkë", nga i cili mori edhe emrin çështja, gjatë kohës së luftës kosovare për pavarësi nga Jugosllavia. Megjithatë, në gjyqin e tretë të ngritur kundër tij në Kosovë, përsëri provat e paraqitura nuk mjaftuan për të bindur trupën gjykuese të kryesuar nga Malkom Simons për fajësinë e Limajt. Vitin e kaluar, Gjykata e Qarkut në Prishtinë kishte shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit për rastin “Kleçka”, por në po të njëjtin vit, Gjykata Supreme kishte marrë vendim ta kthejë komplet në rigjykim rastin “Kleçka”. Për të njëjtën akuzë, ish-ministri u ndoq edhe nga Gjykata e Hagës midis viteve 2003-2007, por edhe në atë proces zoti Limaj rezultoi i pafajshëm. Më parë, avokati i tij mbrojtës kishte cilësuar proceset e njëpasnjëshme kundër Limajt si një sulm personal dhe politik ndaj klientit të tij. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›