E Shtunë, 31 Tetor 2026

Khan Do te ndihmoj serbet

Dominique Strauss Khan, ish-shef i FMN-së dhe së fundmi këshilltar i qeverisë serbe, ka deklaruar në një konferencë shtypi në Beograd se do të ndihmojë popullin serb dhe shtetin që të tejkalojnë krizën ekonomike.

Mediat ndërkombëtare e kanë ndjekur Khan më shumë për shkak se u bë i famshëm pas skandaleve seksuale me një pastruese në Nju Jork, gjë që ndikoi në fundin e karrierës së tij politike. Por Serbia, me 26 miliardë euro borxh të jashtëm, beson se emrat e mëdhenj mund të zgjidhin problemet. “Nuk do të jetë e lehtë pasi ekonomia në botë nuk është e mirë. Ekonomia serbe ka probleme serioze, por mendoj se gjithçka është e mundur me një angazhim maksimal“, ka thënë Khan. Sipas tij, koncepti i harxhimit dhe i kursimit janë koncepte zgjedhjesh, kurse koncepti më i mirë është ai i rritjes ekonomike. Ndërkaq, krerët e qeverisë serbe kanë deklaruar se janë të kënaqur me ardhjen e Khan në Beograd. “Do të bëjmë gjithçka që Serbia të dalë nga kriza”, tha zëvendëskryeministri Alleksandar Vuçiç në të njëjtën konferencë shtypi. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›