E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë: Ministria e Jashtme përshëndet ndryshimet në Libi

PRISHTINË- Ministria e Jashtme e Kosovës ka përshëndetur ndryshimet që po ndodhin në Libi, ndërkohë që ka bërë me dije se po ndjek zhvillimet e fundit në përpjekje për rrëzimin e regjimit diktatorial të Muamer Gadafit.

“Qeveria dhe populli i Kosovës përkrahë përpjekjet e popullit të Libisë për liri, dinjitet dhe demokraci”, -thuhet në njoftimin e Ministrisësë Jashtme të Kosovës..

Në njoftimin për shtyp të ministrisë së Jashtme të Kosovës theksohet se autoritetet vendase po koordinon punën e saj me partnerët ndërkombëtarët në mënyrë që në javët në vijim, të thellohet bashkëpunimi mes autoriteteve të reja të Libisë dhe Republikës së Kosovës, “me qëllim të përshpejtimit të njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nga qeveria e re e Libisë”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›