E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vendi përfshihet nga flakët e zjarrit

ATHINE-Mbetet i lartë edhe sot rreziku i përhapjes së flakëve të zjarrit nëpër zonat e pyllëzuara të Greqisë. Sipas të dhënave të Departamenti të Mbrojtjes Civile, rajonet ku gjendja vlerësohet me shqetësuese, janë periferitë e Athinës, gjithashtu Viotias, Evia, Fthiotida, Korint, Argolida, Arcadia dhe Laconia, Lesvos, Kios, Samos dhe Ikaria, Andros, Tinos, Mykonos, Syros, Kea-Kythnos, Milos, Naxos, Paros dhe Santorini.
Dje zjarret që shpërthyen në pjesë të ndryshme të Greqisë, krijuan mbi 60 vatra dhe për shuarjen e tyre ndodheshin në gatishmëri forcat e zjarrfikësve me mjetet e tyre. Edhe sot ekziston frika për zjarre të reja, nga erërat e forta që paralajmërohet se do vazhdojnë të fryjnë në territorin grek.
Zjarrëfikësit punuan me qëllimin kryesor që zjarri të mos iu afrohej zonave të banuara. Si pasojë e tij janë djegur hektarë të tërë me pemë ulliri,pemë të tjera, kallamishte dhe bar.
Për të shuar zjarrin dje u aktivizuan shtatë automjete, katër aeroplanë dhe një helicopter të cilët punuan në kushte mjaft të vështira.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›