E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, ORA drejt bashkimit me LDK-ne

Partia reformiste ORA mund te bashkohet me partine e presidentit Sejdiu, Lidhja Demokratike e Kosoves.
Lajmin e ka bere te ditur kryetarja e kesaj partie, Teuta Sahatcija, e cila ka deklaruar se ftesa e LDK-se ka qene me seriozja dhe se aktualisht ajo eshte ne shqyrtim e siper. “Ne kemi oferta jo vetem nga LDK, por edhe nga parti te tjera. Por oferta e LDK-se eshte jashtezakonisht serioze. Ne po e shqyrtojme kete ftese dhe nje vendim perfundimtar do te merret nga anetaresia permes votimit”, ka pohuar Sahatcija.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›