E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderkombetaret mbeshtesin ligjin per arsimin

Perfaqesuesit nderkombetare ne Shkup, permes nje deklarate te perbashket kane vleresuar vendimin e ministrit te Arsimit per mesimin e gjuhes maqedonase qe nga klasa e pare.
“Ne besojme se mesimi i gjuhes shteterore duhet te filloje ne faze te hershme ne rajonet e pakicave, me qellim qe te gjithe qytetaret me mbarimin e shkollimit te tyre te mund te flasin rrjedhshem gjuhen shteterore”, thuhet ne deklarate. Sipas nderkombetareve, zoterimi i gjuhes zyrtare do te ndihmoje ne promovimin dhe integrimin e bashkesive te ndryshme etnike. Por nderkombetaret kane nenvizuar se duhet te krijohen hapesira edhe per mesimin fakultativ te gjuheve te tjera, ne vecanti asaj shqipe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›