Kosove PSD Jo zgjedhje te parakohshme

Partia Socialdemokrate e Kosoves eshte shprehur kunder mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme duke i cilesuar ato si te demshme per shtetin e ri.
PSD eshte absolutisht kunder zgjedhjeve te parakohshme pasi vlereson se mbajtja e tyre do te ishte nje improvizim negativ qe do te prodhonte nje proces te kontestuar ka deklaruar PSD.
Permes nje komunikate per shtyp partia e ish-kryeministrit Agim Ceku ka shprehur gjithashtu shqetesimin e saj per situaten e krijuar pas largimit te LDK-se nga qeveria.
Keto zhvillime negative vijne si pasoje e mosrespektimit dhe moskoordinimit te ndersjelle mes partnereve te koalicionit dhe tendences se njerit partner per te injoruar partnerin tjeter ka shtuar PSD.