E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Pacolli Politika per biznesin

Ne pjesen e trete te Top Shoe ne mbremjen e sotme ishte ftuar kreu i koaliconit Aleanca per Kosoven e Re Behgjet Pacolli i cili tha se ky koalicion eshte koalicioni i njerezve te ndershem e te paperlyer ne skandale.

Pacolli premtoi nje rrijte ekonomike deri ne 10 perqind nepermjet reformave qeveritare qe do te krijojne lehtesira per bizneset vendase dhe te huaja te cilat sipas tij deri me tani ndodhen ne veshtiresi si pasoje e politikave te qeverise.

Partite kontrollojne biznesin. Biznesi eshte i pamundur te zhvillohet dhe ne duhet ta clirojme biznesin nepermjet doganave e TVSH-se. Do te promovojme investitoret te huaj dhe do te reduktojme numrin e ministrive ne 11 e pas disa viteve vetem 6 ministri qeverisja do te decentralizohet jo ne qender deklaroi Pacolli.

Zoti Pacolli premtoi se me ardhjen e AKR ne pushtet do te krijohen dy zona te lira ekonomike njera ne veri ne kufi me Serbine dhe tjetra ne jug ne kufi me Shqiperine.

Krijimi i dy zonave te lira ekonomike ne veri dhe ne jug do ti jape frymemarrje ekonomise tha Pacolli.

Lideri i AKR u shpreh i hapur per koalicon me te gjitha ato parti te cilat jane gati qe ne qeverisjen e ardhshme te implementohet krejtesisht programi i AKR.

Ne duhet te bejme koalicion me dike e jemi te hapur per cdo parti por me nje kusht te implementohet 100 perqind programin e AKR-se tha Pacolli.

Zoti Pacolli ne fund te fjales se tij tha se AKR dhe Vetevendosja kane ngjashmeri ne programin e tyre ajo qe i dallon keto 2 forca sipas tij eshte rruga e realizimit te tij. Per bashkimin kombetar Pacolli tha se ai eshte nje proces i gjate qe ka nisur dhe qe de fakto eshte realizuar por de jure sipas tij nuk mund te ndodhe tani e duhet te kaloje nje kohe e gjate kur si Shqiperia ashtu edhe Kosova te jene pjese e Bashkimit Europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›