Kurti ne Top Show Kosove sovrane e bashkim

Fillimisht Kurti beri nje pershkrim te rruges se tij ne politiken e kosovare qe nga dalja nga burgu me 7 dhjetor te 1999. Ai tha se Vetevendosja e krijuar me 5 qershor te 2005 po hyn ne sistem per ta ndryshuar ate dhe jo per tu tjetersuar prej tij. Kurti vleresoi se aktualisht pavaresia e Kosoves eshte thjesht formale dhe se levizja qe ai udheheq nuk mori pjese ne zgjedhjet vendore te 2009 pasi Kosova kishte nevoje per zgjedhje parlamentare.
Zoti Kurti tha me tej se Kosova ndodhet ne nje udhekryq ose te nisin bisedimet me Beogradin e sipas tij vendi te shkoje gjithnje e me shume drejt shembullit te Bosnjes ose te krijoje shtet sovran. Zgjedhja i takon popullit tha ai duke kritikuar mosmbajtjen e asnje referendumi popullor 11 vjet nga largimi i ushtrise serbe.
Vetevendosja e krijuar si nje levizje qytetare e cila kundeshtonte sistemin e ngritur ne Kosove tashme eshte vete pjese e tij. Per kete fakt Kurti tha se Vetevendosja ne sistem ka futur vetem nje gjymtyre te saj duke mos ndryshuar thelbin.
Vetevendosja po fut njeren gjymtyre ne sistem zerin e qytetarit te paperfaqesuar. Sovraniteti ka aspektin e vet te brendshem e te jashtem. Duam qe populli ta kete te drejten per vetevendosje populli te shprehet nese do te bashkohet me Shqiperine. Vetevendosja eshte shume me e madhe se sa institucionet sepse vullneti yne perputhet me vullnetin e popullit qe eshte me i madh se institucionet tha Kurti.
Kurti pasi kundershtoi qe Vetevendosja te quhet parti politike tha se ajo eshte regjistruar ne Komisionin Zgjedhor si nisme qytetare qe synon ti jape Kosoves sovranitetin e saj dhe bashkimin me Shqiperine.
Nuk jemi parti jemi levizje politike as nga pikevshtrimi as nga sistemi sjemi parti jemi regjistruar si nisma qytetare Vetevendosje. Kosoves i duhet sovraniteti dhe jo pavaresia formale. Nderhyrja e NATO-s ishte kapitulli i fundit i pjeses se pare tashme duhet te nise kapitulli i dyte. Kete ndryshim do ta bejne qytetaret e Kosoves nuk e ben levizja Vetevendosje. Populli te shprehet me referendum per bashkimin me Shqiperine. Sigurisht qe do te kete kunder por do te respektohet shumica demokracia kjo eshte u shpreh Kurti.
Ai e pershkruajti pushtetin e nderkombetareve ne kete dekade ne Kosove si nje pushtet me tipare kolonizatore dhe shprehu angazhimin per te kthyer raportet me ta ne raporte partneriteti dhe jo serviliteti.
Me tej Kurti tha Vetevendosje angazhohet per heqjen e pakos Ahtisari nga Kushtetuta e vendit dhe se minoritetit serb do ti garantohen te gjitha te drejtat e njeriut ne baze te te gjitha te konventave nderkombetare e europiane.
Do te integrojme serbet pasi te nderpresim nderhyrjet e Beogradit per te kuptuar se kush jane serbet e Kosoves. Veriu nuk zgjidhet me ane te negociatave me Serbine te gjithe e dine se sa me mire te sillesh me Serbine aq me ashper sillet ajo tha Kurti.
Kurti e cilesoi programin e Vetevendosjes si nje koncept mbarepopullor e jo individual dhe se nuk ka rendesi emri i kryeministrit ministrit apo presidentit te ardhshem te Kosoves ne rast se del nga kjo Levizje.