E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks në Kakavijë e Kapshticë, emigrantët kthehen në Greqi

Pas festës së Pashkëve emigrantët kanë nisur të kthehen drejt vendbanimeve të tyre në vendet ku jetojnë . Sipas raportimeve nga dy pikat kufitare me Greqinë, Kapshticë dhe Kakavijë është shënuar fluksi por nuk janë regjistruar radhë të gjata pritjeje.

Në pikën kufitare të Kapshticës, mësohet se është paraqitet një fluks i lartë i emigrantëve që pritet të kthehen në shtetin helen. Fluksi ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa bëhet e ditur se pjesa dërmuese e emigrantëve kanë zgjedhur të udhëtojnë përmes trabnsportit urban.

Kjo pasi vetëm në oret e para të ditës kanë kaluar kufirin mbi 15 autobusë, që transportonin emigrantët shqiptarë drejtë Greqisë. Po ashtu, nga pala shqiptare po punohet me 8 sportele, ndërsa nga ajo greke me 4 të tilla.

Nga ana tjetër, edhe në pikën doganore të Kakavijës emigrantët kanë filluar të largohen nga Shqipëria, por nuk është shënuar fluks kalimi. Mësohet se kanë kaluar kufirin më shumë se 1300 persona, ndërsa raportohet se nga pala shqiptare po punohet normalisht me 5 sportele, ndërsa nga ajo greke me 2 të tilla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›