Kosovë, Pacolli paraqitet sot në kryeministri
Behgjet Pacolli do të paraqitet sot në kryeministri për të marrë postin e Zv. kryeministrit të Kosovës.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se krahas zyrës, Pacolli do t`i duhet të qartësojë me Hajredin Kuçin edhe çështjen e kompetencave së koordinimit të zëvendëskryeministrave.
Ndërkohë kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit do t`i duhet që në ditët e ardhshme të sqaronte se kush është zëvendëskryeministri kryesor.
Ndërkohë Behgjet Pacolli u largua nga posti i presidentit të Kosovës pasi Gjykata Kushtetuese e cilësoi si të paligjshëm zgjedhjen e tij në krye të shtetit.