Kosovë, marrëveshja PDK- LDK- AKR fillon këtë javë

Marrëveshja PDK, LDK, AKR pritet të filloj implementimin këtë javë.
Sipas mediave kosovare formimi i komisioneve për fillimin e reformave zgjedhore sipas marrëveshjes PDK, LDK, AKR, do të nisë nga Kuvendi i Kosovës. Mediat theksojnë gjithashtu se për sa u përket ministrive shtesë që i takojnë AKR-së, kjo çështje do të negociohet.
Komisionet të cilat do të merren me reformat, do të përfaqësohen nga të gjitha partitë politike, por edhe nga shoqëria civile.
Sipas mediave kosovare do të jenë dy komisione kryesore për ndryshimet kushtetuese, ku kryesues do të jetë njëri nga anëtarët e PDK-së dhe tjera për reformën zgjedhore, që do ta kryesojë LDK-ja.