Kosove Perkeqesohet gjendja e lirise se shtypit
Reporteret pa Kufij radhiten sot Kosoven ne vendin e 92-te ne raportin e kesaj organizate per shkallen e lirise se shtypit gjate vitit 2010. Nje vit me pare Kosova ishte ne vendin e 75. Renia e kesaj shkalle per 17 vende sipas perfaqesuesve te organizatave te gazetareve ne Kosove eshte pasqyrim I gjendjes ne vend ndersa autoritetet e qeverise thone se situate eshte shume me e mire sesa qe paraqitet ne raport. Ymer Mushkolaj nga Asociacioni i Gazetareve Profesionist te Kosoves thote se raporti eshte me shume sesa shqetesues posacerisht per faktin se renia ka ndodhur ne kohen kur Kosova eshte e pavarur.
Mos te harrojme para dy vjetesh ne ishim ne vendin e 58 dhe kur ishim atje ne prape kishim kerkesa qe te pozicionohemi sa me larte ne te shprehem ashtu ne ranglisten e shteteve sa i perket lirise se medieve. Per AGPK dhe per mua personalisht shqetesuese eshte qe kjo renie ka ndodhurit ne dy vitet e fundit tha zoti Mushkolaj.
Ndersa kryetari i Unionit te Gazetareve te Kosoves Muhamet Jahiri thote se raporti pasqyron gjendjen reale ne vend.
shte nje lajm qe ne njeren ane eshte shume i keq por ne anen tjeter eshte lajm i pritur duke pare rrethanat qe jane krijuar dhe duke pare ate qe ne organizaten tone ne kemi pasur shume reagime shume njerez qe jane afruar duke na thene se kane pasur kercenime kane pasur pengesa ne pune. Ne njefare forme ne e kemi pritur kete raport qe ta kete kete vleresim per faktin se jane rritur kercenimet jane rritur pengesat ne pune te gazetareve. Prandaj eshte shume korrekt dhe eshte shume i drejte tha zoti Jahiri.
Por qeveria mendon ndryshe. Zedhenesi i saj Memli Krasniqi thote se ne Kosove ka liri te padiskutueshme te shtypit krahasuar edhe me vendet e rajonit.
Po te marrim vendet e rajonit qofte Maqedonine Malin e Zi Shqiperine por edhe Serbine pra vendet qe na rrethojne definitivisht gjendja e lirise se medieve dhe puna e gazetareve eshte ne nivel shume me te mire me profesional dhe pa interferenca sesa ne keto vende. Ne Kosove nuk ka as edhe nje rast te ndjekjes penale te gazetareve gje qe ka me dhjetera e dhjetera raste ne te gjitha vendet qe neve na rrethojne theksoi zedhenesi Krasniqi.
Sa i perket lirise se shtypit Kosova mund te merret shembull ne rajon dhe eshte shembull ne rajon plotesisht pajtohem vetem se eshte shembull per te keq e jo shembull per te mire tha zoti Mushkolaj.
Por zedhenesi Krasniqi thote se raporti nuk pasqyron gjendjen reale ne vend.
Ndonjehere mitizohet kjo ceshtja e raporteve por raportet i bejne njerezit kryesisht ato perpilohen nga njerezit qe jetojne ne Kosove dhe qe veprojne ne Kosove. Normalisht kjo nuk duhet te keqkuptohet nuk po e kontestojme punen e tyre ne asnje menyre por thjeshte do te ishte mire te kishte transparence per burimet per personalitetet qe jane kontribuar ne shkrimin e ketij raporti theksoi zoti Krasniqi.
Edhe Reporteret pa Kufij por edhe organizata vendase te gazetareve terheqin verejtjen se liria e shprehjes eshte njeri nga kushtet per integrimin e Kosoves ne strukturat euroatlantike. Ata thone se shkalla e lirise se fjales eshte pasqyre e shkalles se demokracise dhe mbrojtja e kesaj lirie nenkupton mbrojtje edhe te Kushtetutes se vendit e cila e garanton ate. Organizatat nderkombetare deri tash e kane radhitur Kosoven ne mesin e vendeve me liri te pjesshme te fjales.