E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Rexhepi kërkon zbatimin e rezolutës 1244

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka ripërsëritur se institucionet e Kosovës do të marrin masat e duhura për të ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në veri të Kosovës.

“Në koordinim me faktorin ndërkombëtar duhet të vazhdojmë të marrim masat që ato të mos mbahen. Tek e fundi Serbia shpesh përmend rezolutën 1244 dhe me Rezolutën 1244 zgjedhjet janë të paligjshme. Në këtë rast unë mendoj se edhe vet UNMIK-u, pavarësisht se në një mënyrë nuk ka rol operativ, duhet ta bëjë interpretimin e drejtpërdrejtë edhe të saktë të Rezultues 1244 e cila në mënyrë definitive ndalon organizim të zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës”, ka thënë Rexhepi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›