E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet trageti në Bangladesh, të paktën 32 të vdekur

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore, të cilat sqarojnë se trageti u fundos teksa po lëvizte në një lum në jug të Bangladeshit.

Rreth 50 persona arritën të dalin në breg me not pas incidentit në Lumin Meghna, në jug-perëndim të kryeqytetit Daka. Policia njofton se deri më tani janë rikuperuar trupat e 32 personave.

Trageti “Shariatpur-1” u fundos pasi u përplas me një cisternë të vogël nafte./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-13 17:23
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›