E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove-Serbi pikekalime kufitare te perbashketa

Serbia dhe Kosova do të kenë dy pikëkalime të përbashkëta, të cilat për njërën palë do të jenë administrative, kurse për tjetrën kufitare. Njëri pikëkalim do të jetë ai i Merdares në afërsi të Podujevës, kurse tjetri në Jarinje, pikëkalimin për të cilin ishte bërë mjaft luftë me barrikada.

Dejan Pavicevic, drejtor i zyrës për çështje profesionale dhe operative në dialogun me Kosovën, ka theksuar se këto pika nuk do të jenë një kufi, por do të funksionojnë mbi të gjitha për të mundësuar vendosjen e kontrollit dhe një luftë më të lehtë kundër krimit dhe gjërave të tjera.
 
Javën e ardhshme, në Bruksel do të diskutohet për çështjet teknike të marrëveshjeve të arritura deri më tani. Por, zbatimin e këtyre marrëveshjeve e kundërshtojnë serbët Bisedimet Serwer: Dialogu të shërbejë për njohjen Thaçi: Gati të raportoj për takimin e dytë Debate për takimin Thaçi-Daçiç e veriut. “Ne do të bisedojmë me ta dhe të mundohemi t’ua sqarojmë situatën dhe shpresojmë për mirëkuptim pasi nuk kemi interesa të bëjmë kufi me Kosovën”, ka thënë Pavicevic.  
 
Sipas tij, në të gjitha pikëkalimet ku do të ketë një kontroll të përbashkët ku EULEX-i do të ketë një rol ekzekutiv. Bisedimet
Serwer: Dialogu të shërbejë për njohjen
Thaçi: Gati të raportoj për takimin e dytë
Debate për takimin Thaçi-Daçiç

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›