Lindje-perendim-lindje i Gjergj Xhuvani vleresohet si filmi me i mire artistik
Festivali i 13-të i Filmit Shqiptar është përmbyllur përmes një ceremonie të veçantë të organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Filmi më i mirë artistik u vlerësua "Lindje-perëndim-lindje" i regjisorit Gjergj Xhuvani.
Mbrëmja gala nuk rezultoi vetëm si ceremoni ndarje çmimesh, por që në çelje të saj Presidenti i nderit Robert Ndrenika përcolli mesazhe shumë të vlefshme për kineastët, ku kryefjala ishte ruajtja e origjinalitetit në krijmtari.
Ndërsa si qershia mbi tortë ishte prezenca e Remo Gironos në këtë festë të filmit, i cili u ngjit në skenë dhe i dorëzoi kupën e aktores më të mirë Luli Bitrit për interpretimin në filmin "Amistia".
Çmimet e Festivalit
1. Filmi Artistik Më i Mirë - “Lindje- Perëndim Lindje”,Gjergj Xhuvani
2. Regjia e Filmit Artistik Më të Mirë - “Amnistia”, Bujar Alimani
3. Aktori Më i Mirë - Fadil Hasa, “Mao Ce Duni”
5. Aktori më i Mirë për Rolet e Dyta - Besart Kallaku, “Gjallë”
6. Aktorja më e Mirë për Rolet e Dyta – Margarita Xhepa, “Ne dhe Lenini”
7. Filmi Dokumentar Më i Mirë - “Rojtari i Bjeshkëve”, Antoneta Kastrati
8. Filmi Vizatimor Më i Mirë - “Kamioni”, Ilir Kaso
9. Filmi i Shkurtër Më i Mirë - “Dita e fundit e Loro Shestanit”, Sokol Keraj
10. Çmimi Special i Jurisë - Joni Shanaj, “Pharmakon”
11. Çmimi i Karrierës - Muharrem Fejzo
12. Çmimi jubilar i 100-vjetorit - Petrit Ruka, “100 vjet me himin e flamurit”
13. Çmimi special i organizatorëve - Filmit dokumentar “Besa”, Rachel Goslins
14. Çmimi special i organizatorëve -Drejtorit italian të fotografisë Sebastiano Nino Celeste
15. Çmimi special i organizatorëve – Drejtori francez i fotografisë Jacques Bouquin
16. Çmimi special i organizatorëve – Alban Xhillari për themelimin e një kinemaje moderne si “Millenium”
Ky aktivitet rezultoi i suksesshëm, pasi shënoi pjesëmarrje të lartë të publikut të kryeqytetit në Festivalin e 13-të të Filmit Shqiptar, e cila kaloi çdo pritshmëri. Një zhvillim pozitiv për kinematografinë vendase, që tregon një rikthim interesi për të.
Edhe pse të gjithë filmat me metrazh të gjatë pjesëmarrës në Festival janë shfaqur më parë në kinema, apo një pjesë e mirë e tyre edhe në ekranet televizive, vendet në salla ezaurohen në çdo shfaqje.