E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove-Serbiende pa nje marreveshje

Te tjera rreth shkrimit Engel NATO nuk toleron Prej tre ditesh Serbet dhe Kosovaret zhvillojne bisedmiet me ndermjetesimin e BE mbi kontrollin e kufirit midis Serbise dhe Kosoves.

Pas bisedimeve disaditore Prishtina njoftoi se eshte arritur nje marreveshje kurse Beogradi e hodhi poshte kete njoftim.

Te premten ne mbremje u deklarua se u arrit nje rezultat. Ndermjetesuesi i BE-se Robert Cooper beri te ditur se eshte rene dakord qe pikat e diskutueshme te kufirit te administrohen .

Pak ore me vone perfaqesuesi serb ne bisedimet e Brukselit Borislav Stefanovic u shpreh per agjencine serbe te lajmeve Tanjug se megjithe perpjekjet e bera nuk eshte arritur ende marreveshje. Megjithate ai eshte i gatshem te vazhdoje bisedimet diten e shtune.

Sipas te dhenave te drejtueses shqiptare te delegacionit qe merr pjese ne bisedime Edita Tahiri eshte rene dakord qe policia e BE-se dhe misioni EULEX te vezhgojne respektimin e kompromisit. Prej muajsh veriu i Kosoves eshte kthyer ne arene armiqesish midis shqiptareve te Kosoves dhe pakices serbe qe jeton sot ne territoret kosovare. Serbia nuk e njeh shtetin e Kosoves i cili si province jugore ka qene me pare pjese e Begradit dhe nuk pranon qe ne pikat kufitare te vendosen postat e kontrollit kufitar midis dy shteteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›