E Diel, 1 Nëntor 2026

Familja Mbreterore Berishanuk firmosi kthimin ne atdhe

Sali Berisha Fatos Nano apo Ilir Meta nuk ishin ne mesin e atyre deputeteve te parlamentit shqiptar qe firmosen ftesen e legjislativit te Republikes Parlamentare te Shqiperise ne vitin 2002 qe familja mbreterore te kthehej ne atdhe.

Ne nje dokument qe e ruan edhe Oborri Mbreteror dhe qe mund te shihet ne linkun albania.dyndns.org/Lek20bio/petition76depute.htm tre te medhenjte e politikes shqiptare ne dy dekadat e fundit nuk kane nenshkruar per kthimin e familjes mbreterore ne atdhe pas gati gjashte dekadash ekzili neper bote.

Leka Zogu per here te fundit kishte ardhur ne Shqiperi ne vitin 1997 per te marre pjese pjese ne Referendumin e organizuar per formen e regjimit me 29 qershor 1997 dhe me 11 korrik 1997 ishte larguar nga Shqiperia. Ai u rikthye per te jetuar dhe nderruar jete ne Shqiperi me 28 qershor 2002 pas nje ftese qe Kuvendi i Shqiperise I beri zyrtarisht familjes mbreterore. Nder 76 deputetet e Kuvendit shqiptar ka demokrate socialiste apo legaliste por ne mesin e tyre nuk jane ata qe po kerkojne sot rivleresimin e figures se Leka Zogut ceshtjen e referendumit apo te formes se rregjimit.

Ne ftesen e deputeteve te Kuvendit Shqiptar per rikthimin e Familjes Mbreterore Shqiptare ne Atdhe thuhet se Ne nje grup deputetesh te Kuvendit Shqiptar te mbeshtetur ne respektin qe kemi per Historine e Shtetit Shqiptar e vazhdimesine e tij juridike si dhe ne zhvillimet e sotme demokratike paraqesim kerkesen tone qe Nena Mbretereshe Geraldina dhe Familja Mbreterore Shqiptare te vijne e te jetojne pergjithmone ne Shqiperi.

Nena Mbretereshe Geraldina dhe Familja Mbreterore e kane shprehur
publikisht prej koheshdeshiren per te ardhur e jetuar pergjithmone ne Shqiperi. Ne deputetet qe bejme kete kerkese te nisur nga jeta e veshtire por dinjitoze ne mergimin e gjate e vleresojme deshiren e tyre si shprehje te dashurise se sinqerte per Shqiperine dhe Kombin Shqiptar.

Ne e ndjejme si detyrim moral per te ofruar ftesen tone qe Nena Mbretereshe Geraldina dhe Familja Mbreterore te vijne sa me pare ne Shqiperi. Ne kete menyre mendojme se I jepet fund mergimit te tyre te padrejte 63-vjecar. Besojme se kerkesa jone do te gjeje mirekuptimin e kolegeve te tjere te ketij Kuvendi. Me poshte eshte edhe lista qe nis me emrin e te ndjerit Pjeter Arbnori ishkryetar i Kuvendit deri ne 1997
ku bie ne sy emir i presidentit maktual Bamir Topi ish-kryeministrit socialist bashkim Fino dhe te shume deputeteve te majte dhe te djathte gjithsej 76 dhe ku mungon pikesepari kryeministri aktual Sali Berisha atehere kryetar i PD-se ne opozites qe e kishte perzene me polici Leka Zogun ne nentor 1993 dhe qe sot organizon funeral shteteror ne nje dite zie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›