Kosove Shtyhet procesi i regjistrimit te popullsise

Ne Kosove autoritetet thane se procesi i regjistrimit te popullsise eshte shtyre deri te marten meqe ai nuk eshte permbyllur ne nje pjese te vendit ndersa nuk ka filluar fare ne veriun e banuar me shumice serbe. Autoritetet thane se nuk dihet kur do te filloje regjistrimi ne veri i cili do te behet nga mekanizma nderkombetare nje vendim ky qe eshte kritikuar nga nje pjese e opozites ne Kosove.
I planifikuar te perfundoje sot regjistrimi i popullsise ne Kosove qe filloi me nje prill shtyhet deri me 20 te ketij muaji ndersa eshte ende e paqarte se kur mund te ndodhe ky proces ne veriun e Kosoves te banuar me shumice serbe. Autoritetet thane se shtyrja e afatit eshte bere ne funksion te gjithe perfshirjes ne kete proces. Kryetari komisionit qendror per regjistrimin e popullsise Rifat Blaku tha se kjo eshte bere per interesa te vendit.
Per hir te interesit te te gjithe qytetareve per hir te interesit afatgjate te vendit kemi ardhur ne nje perfundim qe ne disa komuna do te duhet ti jepet shans edhe per disa dite por gjithnje konform praktikave nderkombetare qe kur ka nevoje te shtyhet edhe per ndonje dite tha zoti Blaku
Ndersa ne veriun e vendit procesi eshte bojkotuar nga pjesetaret e komunitetit serb te cilet kane ngulur kembe se do te pranonin vetem nje regjistrim qe do te behej nga Misioni i Kombeve te Bashkuara dhe ate ne tere Kosoven. Perfaqesuesit e serbeve ne ate zone thone se Prishtina po synon sic thuhet tehuajsimin e 250 mije serbeve qe ndodhen ne Serbi.
Zoti Blaku tha se regjistrimi do te ndodhe edhe ne ate pjese ne baze te planeve te hartuara nga Prishtina por aspekti teknik do te permbushet nga organizatat nderkombetare.
Atje eshte dhene mundesia qe kjo te shtyhet dhe te realizohet nga nje organizate qe ka pervoje e qe eshte UNOPS-i natyrisht me te gjithe aktoret pjesemarres duke e perfshire edhe Entin e Statistikave te Kosoves edhe Zyren e Bashkimit Evropian edhe EUROSTAT-in ne menyre qe te gjithe qytetaret te jene perfitues dhe pjesemarres ne kete regjistrim tha zoti Blaku.
Perfaqesuesi i Zyres Nderlidhese te Komisionit Evropian Kjartan Bjornson tha se po behen perpjekje per te ndryshuar mjedisin politik ne veri qe ka penguar edhe regjistrimin e popullsise i cili duhet te ndodhe ne nje te ardhme te afert por pa saktesuar se kur mund te filloje ky proces per te cilin po vazhdojne diskutimet.
Situata e nderlikuar politike ne veri nenkupton perfshirjen e shume paleve dhe une nuk e di se me ke po diskutohet por jane shume njerez me te cilet duhet te zhvillohen keshillime dhe ato do te ndodhin tha zoti Bjornson pa folur per hollesi nese kjo nenkupton perfshirjen e strukturave te mbeshtetura nga Beogradi ne ate zone.
Procesi i regjistrimit eshte kritikuar nderkaq nga nje pjese e politikes ne Kosove. Ish ministrja e administrates publike Melihate Termkolli tha se shtyrja e procesit eshte pasqyre e mospergatitjeve te duhura dhe se shtyrja do te duhej te behej nga Parlamenti i Kosoves i cili edhe ka caktuar kohen e regjistrimit.
Sa i perket pjeses veriore une dua te them qe thjeshte ajo qe po ndodhe eshte shkelje e kushtetutes se Kosoves. shte fatkeqesi e madhe qe ne vendin tone shkelja e kushtetutes tashme eshte bere gati perditshmeri eshte si te pertypesh nje camcakez. shte e vertete qe regjistrimi i popullsise nuk e ka prodhuar gjendjen ne veri por eshte gjendja ne veri qe ne njefare menyre ka ndikuar edhe ne procesin e regjistrimit. Por nje dite dhe ne nje rast duhet tu thuhet stop ketyre shkeljeve dhe gjithe ketyre veprimeve te cilat po ndodhin ne veriun e vendit tha ajo.
Zonja Termkolli thote se regjistrimi do te jete i vlefshem edhe nese nuk ndodhe ne veriun e Kosoves duke shprehur dyshimin qe edhe organizata nderkombetare te jene ne gjendje te permbushin kete proces ne ate pjese ku veprojne strukturat e mbeshtetura nga Beogradi.
Bashkesia nderkombetare ne vend se ti beje trysni Beogradit dhe ne vend se ta ndaloje nderhyrjen e Beogradit shperberjen e atyre strukturave ne fakt po u ben favore atyre strukturave pa u penguar edhe nga institucionet e Kosoves tha ish ministrja Termkolli.
Regjistrimi i popullsise dhe pronave ne Kosove po ndodhe per here te pare pas 30 vjetesh. Regjistrimi i fundit i popullsise ne Kosove ka ndodhur ne vitin 1981. Dhjete vjet me vone shqiptaret bojkotuan regjistrimin qe po behej nga Beogradi. Regjistrimi i atij viti fliste per rreth 200 mije banore serb ne Kosove. Autoritetet ne Prishtine hedhin poshte pretendimet e Beogradit se numri i te shperngulurve serbe nga Kosova eshte rreth 250 mije.