E Diel, 1 Nëntor 2026

Moske zbulohen 150 emigrante jetonin prej nje viti ne bunker

Në një bunker në  Moskë janë zbuluar 150 imigrantë ilegalë nga Azia qendrore. Ata kishin një vit që jetonin në bunkerin, nën fabrikën për prodhimin e gjilpërave, njoftoi agjencia Interfaks. Ata ishin kryesisht imigrantë nga Kirgizia, Uzbekistani dhe Taxhikistani, bën të ditur agjencia e lajmeve AFP.

Në hapësirat e nëntokës emigrantët ilegalë kishin sajuar dhoma gjumi, banjo, hapësirë për lutje e madje dhe dyqan. Fabrika Mostohlegmash në Moskë prodhon gjilpëra dhe sende të tjera të nevojshme për industrinë tekstile, por nuk është ende e qartë nëse emigrantët e zbuluar në bunker punonin aty apo jo. Mediat ruse theksojnë se shumica e imigrantëve do të deportohen, por disa prej tyre do të hetohen si të dyshuar për krime të kryera në Moskë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›