Kosovë, Thaçi i kërkon Pacollit të tërhiqet

Koalicioni aktual qeverisës vazhdon ta ketë opsion kryesor për president ende kandidaturën e Behgjet Pacollit. Sipas mediave kosovare kështu kanë deklaruar zyrtarë të lartë të AKR-së, parti kjo që kërcënoi të shtunën se po shqyrton seriozisht mundësinë e prishjes së koalicionit me PDK-në nëse nuk implementohet në tërësi marrëveshja për bashkëqeverisje.
Sipas mediave, të shtunën Kryeminsitri Thaçi i ka kërkuar Pacollit të tërhiqet nga synimet e tij për tu bërë president për shkak të refuzimeve të opozitës për të marrë pjesë në seancë kur të votohet për të. Por kjo kërkesë e Thaçit vlen vetëm për Pacollin, por jo edhe për partinë e tij, AKR. Kjo ka nxitur edhe reagimin e partisë, që të shtunën përmes një deklarate për mediat kërcënoi me prishje të koalicionit.
Pavarësisht kërcënimit të AKR-së, ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Ibrahim Makolli ka thënë se marrëveshja është ende e vlefshme dhe koalicioni po funksionin.