Kosove Vazhdojne debatet per zhvillimet politike - Kuci nuk ka nevoje per qeveri teknike

PDK Do te respektohen kushtetuta dhe rregullorja e kuvendit
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolikePartia Demokratike e Kosoves ka lene te hapura te gjitha mundesite per te dalur nga situata e krijuar pas vendimit te LDK-se qe te terhiqet nga koalicioni qeverises me te. Ne nje mbledhje te keshillit drejtues te kesaj partie te mbajtur te dielen 17.10. ne mbremje nenkryetari i PDK-se Hajredin Kuci tha se te gjitha veprimet e ardhshme do te merren ne baze te Kushtetutes dhe ligjeve te Kosoves.
PDK-se do te jete e sinqerte para qytetareve te Republikes dhe Kushtetutes dhe ligjeve dhe do ti respektojme te gjitha procedurat e parapara me kushtetute dhe rregulloren e punes se kuvendit tha Hajredin Kuci.
Sipas zotit Kuci kjo parti i jep perkrahjen e plote bartesve te institucioneve shteterore Presidentit ne detyre Jakup Krasniqi dhe Kryeministrit Hashim Thaci qe ne kuader te autoritetit te tyre kushtetues dhe ligjor te vazhdojne udheheqjen kompetente te institucioneve. Nenkryetari i PDK-se Hajredin Kuci hedhe poshte mundesine e krijimit te nje qeverie teknike.
Jo nuk besoj qe ka ketu ide per qeveri teknike. Nuk ka asnje nevoje asnje legjitimitet te tille tha Kuci.
Mirepo sipas vendimit te LDK-se per terheqje nga koalicioni zevendeskryeministri ministrat dhe zevendesministrat e kesaj partie sot 18.10. dorezojne postet.
Sejdiu Dalja nga koalicioni eshte nje vendim ne momentin e duhur
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto kryetari i LDK-se Fatmir SejdiuKryetari i LDK-se Fatmir Sejdiu thote se vendimi per terheqje nga koalicioni eshte ne momentin e duhur dhe nuk eshte vendim qe deshiron ta demtoje qendrueshmerine ne Kosove.
shte nje vendim qe shume njerez te LDK-se e kane kerkuar edhe me heret. shte nje vendim ne momentin e vet dhe jo vendim qe deshiron te ve Kosoven jashte rrjedhave te stabilitetit thote Fatmir Sejdiu.
Sipas Zotit Sejdiu ekzistojne rruge ligjore e kushtetuese per tejkalimin e situates se krijuar perfshire mundesine e koalicioneve te reja qeverisese apo formimit te qeverise teknike deri ne zgjedhjet e parakohshme tashme te caktuara per 13 shkurtin e vitit 2011. Por cilat jane zgjidhjet e mundshme ne kete situate te krijuar. Disa nga to i shpjegon per programin tone politikologu Ramush Tahiri.
Kur ministrat e LDK-se terhiqen qeveria mbetet me poste vakante. Me pas kryeministri ne baze te Kushtetutes ka te drejte te plotesoje keto vende te ministrave me njerez te tjere dhe per kete nuk ka nevoje te kerkoje votebesimin e qeverise. Por ne anen tjere kryeministri ka te drejte ta kerkoje votebesimin e qeverise para parlamentit dhe gjithashtu kryeministri mundet edhe te paraqes doreheqje dhe te kerkoje mandat e ri thote Ramush Tahiri.
Daka jemi te shqetesuar per mbajtjen e zgjedhjeve te jashtezakonshme
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto analisti Ramush TahiriNje variant tjeter sipas zotit Tahiri eshte qe kryeministri i Kosoves mundet qe ne kuvend ta parashtroje kerkesen per mosbesimin e qeverise dhe nese kjo kerkese i merr 61 vota te parlamentit atehere presidenti ne detyre duhet ta shperndaje parlamentin dhe te organizoje zgjedhje te jashtzakonshme brenda 45 ditesh. Por e shqetesuar per mbajtjen e zgjedhjeve te jashtezakonshme eshte shprehur kryetarja e komisionit qendror te zgjedhjeve Valdete Daka.
Ne jemi te obliguar ti mbajme por nuk mund te garantoje se ato do te jene plotesisht sipas standardeve ashtu sic kerkohet sepse eshte nje afat shume i shkurter thote Valdete Daka.
Sidoqofte rrugedalja nga situata e krijuar politike ne Kosove eshte debatuar gjate dites se diele edhe ne takime me dyer te mbyllura ndermjet kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci dhe perfaqesuesve diplomatike te akredituar ne Prishtine. Detaje nga ky takim nuk jane bere te njohura.
Opozita renia e qeverise se koalicionit eshte perfundim i natyrshem i kesaj qeverie
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Opozita zgjidhja e vetme - zgjedhjet e jashtezakonshmeOpozita nga ana e saj vlereson se renia e qeverise se koalicionit eshte perfundim sic thone i natyrshem i kesaj qeverie ndersa ka qendrime te ndryshme rreth zhvillimeve ne vijim. Nje pjese e opozites mendon se zgjedhjet e jashtezakonshme kane mbetur zgjidhja e vetme per situaten ne vend ndersa nje pjese mendon se eshte e pamundur qe kjo te ndodhe ne nje kohe te shkurter.
Koalicioni qeverises ndermjet rivaleve te vjeter Partise Demokratike dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves pasoi zgjedhjet e pergjithshme te nentorit te vitit 2007. Marreveshja per bashkeqeverisje u arrit ne janar te vitit 2008 ndersa nje muaj me vone ne shkurt te vitit 2008 Kosova shpalli pavaresine. Zgjedhjet lokale te vitit 2009 shenuan nje periudhe perplasjesh ndermjet partnereve te koalicionit PDK-PDK ndersa doreheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit te Kosoves sipas analisteve i dha goditjen e fundit ketij koalicioni.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Esat Ahmeti