E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, “Vetëvendosje” bën thirrje për protestën e 22 qershorit

Aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë I kanë bërë thirrje sot qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 22 qershorit.
Gjatë një aksioni, siç e cilësuan ata, nëpër vijat e bardha të këmbësorëve në Prishtinë, kanë shkruar parullën “protesto kundër hajnisë”.

Ky veprim i realizuar në rrugët e Prishtinës, sipas “Vetëvendosjes”, u bënë thirrje qytetarëve që më 22 qershor të dalin në këto rrugë për të protestuar dhe shprehur pakënaqësinë me qeverisjen aktuale.

Me moton “kundër hajnisë”, Vetëvendosje ka paralajmëruar protesta në qendër të Prishtinës me 22 qershor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›