Boshatiset Tirana, të gjithë drejt detit

Larg zhurmës së politikës, kjo e dielë e nxehtë ka nisur ndryshe për qytetarët e Tiranës. Moti i nxehtë i së dielës i mundëson qytetarëve një fundjavë çlodhëse drejt bregdetit.
Qytetarët shprehen, se Durrësi mbetet zgjedhja e parë për mundësitë e tyre ekonomike, por edhe për afërsinë gjeografike.
E ndërsa drejtimi i qytetarëve është bregdeti, ceremonitë e dasmave ishin pjesë e kësaj dite të bukur të shkëlqimit veror të diellit.