E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Vetëvendosje proteston në Kuvend, ndërpritet seanca

Kuvendi i Kosovës i ka ndërprerë punimet pasi Glauk Knjufca dhe Visar Ymeri kanë dalë para foltores së Kuvendit me një pankartë në të cilën shkruante emrat e dy qytetarëve të Kosovës të vrarë në veri.

Me emrin e Heroit Enver Zymberit dhe të personit të vrarë nga një shpërthim bombe në shtëpinë e tij Selver Haradinaj, deputetet e Vetëvendosjes protestuan para foltores së Kuvendit dhe për këtë shkak Kuvendi ka ndërprerë seancën për pak kohë.

Në seancën e sotme merr pjesë edhe deputet i PDK-së, Fatmir Limaj, i cili para disa jave u shfajësua nga akuzat e rastit “Kleçka”.

Kthimi i tij në Parlamentin e Kosovës ndodhi gati një vit pas ngritjes së akuzave të tij dhe heqjes se imunitetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›