E Diel, 1 Nëntor 2026

Mancini: United nuk do t`i lëshojë edhe pesë pikë

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, nuk është i kënaqur pas fitores ndaj West Bromwich Albion dhe disfatës së Man United nga Wigani.

Mancini mendon se është shumë vonë për ta të shpresojnë për t`u rikthyer në pozitën e parë të tabelës së Premie Ligës.

“United ka një skuadër fantastike dhe unë nuk mendoj se ata do t`i humbin pesë pikë. Për ne është e rëndësishme të përfundojmë në favorin tonë këtë sezon të mirë për ne. Ky është sezoni më i mirë që nga viti 1968 dhe kjo është e rëndësishme”.

“Unë gjithmonë luftoj, çdo ditë, dhe po ashtu skuadra ime, por tani mendoj se është ca vonë. Mendoj se ata kanë një shpirt fantastik, United. Ne nuk e kemi të njëjtin shpirt dhe për këtë arsye mendoj se është shumë e vështirë”, ka thënë Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›