Kosovë, arrestohen gjashtë policë serbë
PRISHTINE - Policia e Kosovës arrestoi gjashtë efektivë serbë, të cilët akuzohen për kryerje të veprimtarive kriminale në Kosovë.
Policia ka ngritur ndaj 6 efektivëve serbe akuzën e “sulmit kundër rendit juridik të Kosovës dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës”.
Arrestimet janë kryer në orët e para të mëngjesit, mbi bazën e fletë- arresteve të lëshuara nga Gjykata e Gjilanit.
Policët serbë janë arrestuar në zona të ndryshme, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar armë, lap top, karta identiteti false, etj.
Personat e ndaluar gjatë këtij operacioni janë: Z. Denic, M. Dimitrijevic, T. Denic, N. Trajkovic, D. Stojkovic dhe G. Matrapazovic.
(er.nu/BalkanWeb)